Aplikim për Kredi

aplikim kredie

 

 

Aktivitete

FAF ka 12 vjet që financon biznesin e gjelbër dhe pas 12 vitesh vendosi që të financojë edhe për një mjedis të gjelbër për qytetarët e Tiranës
FAF ka 12 vjet që financon biznesin e gjelbër dhe pas 12 vitesh vendosi që të financojë edhe për një mjedis të gjelbër për qytetarët e Tiranës
FAF ka 12 vjet që financon biznesin e gjelbër dhe pas 12 vitesh vendosi që të financojë edhe për një mjedis të gjelbër për qytetarët e Tiranës

Mirë se erdhët!

Financimi, sidomos i bizneseve të vogla dhe të mesme, që në ekonominë e vendit tonë janë një burim i rëndësishëm i vendeve të punës, mbetet shumë i rëndësishëm. Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit “FAF” sh.a. ka zhvilluar veprimtarinë e saj dhe ka ndërmarrë hapat e duhura në drejtim të rritjes së impaktit të saj në shkallë të gjerë në financimin e bizneseve të vogla dhe SME-ve në Shqipëri. 

 

FAF, fton të gjithë individët dhe bizneset bujqësore (prodhuese dhe agropërpunuese), që subvencionohen nga AZHBR, të përfitojnë kredi preferenciale pranë institucionit tonë. Jeni të mirëpritur në zyrat tona në të gjithë Shqipërinë. Adresat e 32 degëve në linkun: Degët FAF

 

 

"Ekzistenca jonë si institucion  nuk do të ishte e mundur pa ofrimin e vazhdueshëm të një vlere të shtuar për klientin."

Roli i FAF sh.a në kreditimin e ekonomisë.

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit (FAF Sh.a) është një Institucion Financiar Jo-bankë, që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ky institucion luan një rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimit të vendit tonë, veçanërisht përmes rolit të saj në ofrimin e produkteve të mikrofinancës, të cilët kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të individëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

FAF sh.a mbështet financiarisht klientë në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, shërbimeve, tregtisë, dhe investime në sektorë të tjerë, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike, si dhe iu siguron klientëve të saj, që nëpërmjet mikrokredive, të rrisin mirëqënien dhe nivelin e tyre të jetesës.
 
Kredia është një produkt financiar, që ndihmon në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Dihet që nivelet e larta të kreditimit janë të korreluara pozitivisht me rritjen ekonomike të vendit. Ky produkt është i një rëndësie të konsiderueshme pasi nëpërmjet saj, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryejnë investime afatgjata, duke garantuar punësimin aktual, duke gjeneruar vende të reja pune, duke blerë më shumë burime të cilat janë më shumë shitje nga furnitorët, dhe respektivisht më shumë punësim dhe blerje të burimeve të tjera nga furnitorët, dhe kështu sipas këtij efekti zinxhir gjenerohet me shumë zhvillim ekonomik.

Sipas studimeve të ndryshme të kryera, evidentohet që kreditë e FAF sh.a kanë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e numrit të të punësuarve, sidomos për punonjësit me kohë të plotë dhe ato sezonalë në sektorë si bujqësia, blegtoria, shërbimet, turizmi, tregtia, etj. Me anë të kredisë së siguruar nga FAF sh.a, klientët mund të bëjnë investime të mëtejshme, të cilat rritin kapacitetin e prodhimit dhe aktivitetin e biznesit që çon në rritjen e vëllimit të punës dhe në këtë mënyrë në rritje të numrit të të punësuarve. Gjithashtu si pasojë e mbështetjes nga FAF sh.a kemi dhe një ndikim në gjenerimin e punësimit të tërthortë për shkak se raportohet rritje e numrin të furnizuesve dhe vëllimit të furnizimit, i cili çon në rritjen e punësimit tek furnizuesit.

Në vendin tonë, instituconet financiare janë inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme për të dhënë kredi; si tek bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe kredi konsumatore, duke inkurajuar kështu klientët për të bërë investime dhe planifikime afatgjata për të ardhmen, dhe duke ndikuar automatikisht në përmirësimin e treguesve ekonomiko-financiar të bizneseve të mbështetur, dhe në aspektin makro duke ndikuar në rritjen ekonomike.

Përveç qasjes së ndikimit të FAF sh.a në ekonomi si çdo institucion financiar, ky institucion ka një të veçantë pasi përbën një formë shumë të mirë për të mbështetur shtresat e shoqërisë me nivelin më të ulët të të ardhurave dhe mirëqenies. Misioni i FAF sh.a është  “Të kontribuojë për rritjen ekonomike të zonave malore dhe përgjithësisht më të varfëra të Shqipërisë, duke i ofruar klientëve të synuar, hyrje në shërbime financiare të qëndrueshme dhe në përputhje me nevojat e tyre investuese, dhe qëllimet e aktivitetit.”

Ky mision nënkupton që përveç objektivave të qendrueshmërisë dhe vetë-mbajtjes financiare, FAF sh.a ka filozofi, mision, objektiva dhe strategji të aspektit social, që kanë të bëjnë me impaktin në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e nivelit të të ardhurave të asaj kategorie të popullsisë e cila është më në nevojë (pjesa e popullsisë poshtë kufirit të varfërisë), të cilët ndodhen në zonat malore dhe rurale të vendit, në qarqet dhe rrethet me nivelin më të ulët të të ardhurave, dhe që operojnë në sektorë të tillë si bujqësia, blektoria, turizmi malor, etj.

FAF sh.a si një Shoqëri Financiare me mision social.

FAF sh.a  mbështetur nga donator të ndryshëm si IFAD, CEB, IDB dhe Qeveria e Shqipërisë, për të realizuar vizionin dhe misionin e saj që ka të bëjë me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, aplikon një qasje të ndryshme në treg, duke vendosur theksin tek objektivat sociale, dhe në të njejtën kohë duke garantuar vetë-mbajtje financiare.

Duke kombinuar parimet e biznesit me objektivat sociale, ky model institucioni kapërcen modelin e sektorit privat dhe publik, duke u prezantuar në treg më shumë si një model social, ku objektiv parësor ka zgjidhjen e një problemi social të target-grupit të synuar.

E gjithë kjo është ndërtuar rreth të njejtin besim themelor; duke aplikuar parimet e biznesit për problemet sociale mund të rritet ndjeshëm efikasiteti, efektiviteti dhe qëndrueshmëria financiare nga njëra anë, dhe mund të ofrohet zgjidhje racionale për problemet e ndryshme të klientëve.

 

Histori Suksesi

Individe

Olmir Bleta   Huamarrës në fshatin Bitincke Devoll vazhdon biznesin e familjes bujqësore me kryefamiljar Agim Bleta; për herë të tretë huamarrës.
Olmir Bleta    

Biznese/SME

hotel tradita   Ka përfituar një kredi nga FAF në Prill 2012 për turizëm malor, ushtron aktivitetin në Bar-Restorant & Hoteleri. Tashmë një kompleks turistik në Valbonë.
Hotel Tradita    

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

© 2018 Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF Sha