FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...
banner_agriculture2 banner_agriculture

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

Aktualisht FAF sha ofron kredi per biznese te vogla dhe te mesme ne zonat rurale, e malore te vendit. Produkti baze i ketij institucioni eshte kredia e cila per arsye te adminstrimit dhe permbushjes se misionit eshte ndare ne dy nenprodukte. Ndarja e tyre ështe bere mbi bazen e shumes se kredise per nje kredimarres dhe konkretisht në kredi individuale dhe SME

Kredi SME ne shuma mbi 200,000 leke. Shuma maksimale e kredise eshte e kushtezuar me raportet e caktuara nga BSH per kredine me te madhe ndaj kapitalit te shoqerise.  

Menyra e shlyerjes se kesteve eshte mujore, tremujore ose gjashte mujore, duke u vleresuar rast pas rasti.

Kriteret për të marrë kredi SME:

Kredi SME, mund të përfitojnë kredi të gjithë subjektet fizikë e juridikë, të cilët ushtrojnë biznese të ndryshme dhe kërkojnë financime për zgjerimin e aktivitetit ekzistues, por në raste të veçanta mund të financohen edhe biznese te reja. Krahas plotësimit të të gjithë kërkesave sipas politikave të kreditti dhe rrezikut, me rëndësi për këto kredi është analiza e biznesit për të garantuar pritshmëritë financiare dhe aftësitë likujduese, fluksin e parasë (Cash Flow). Për këto kredi si garanci hipotekore kërkohen pasuri të paluajtëshme si toka bujësore, troje, ndertesa, shtëpi banimi e tj. 

Dokumentacioni që kërkohet për kreditë SME:

Kredi SME:

Dokumentet bazë për një kredi SME janë:

1. Aplikimi i klientit per hua

2. Pagesa e komisionit te aplikimit

3. Dokumentacioni ligjor i shoqerise apo grupit (akt-themelimi; statuti; rregjistrimi ne gjykate) kur eshte person juridik.

4. Bilancet kontabel te tre viteve te fundit sipas kerkesave te politikave te huadhenies

5. Inventari i makinerive dhe paisjeve

6. Vertetime nga organet tatimore qe ka ose nuk ka detyrime

7. Informacion nga regjistri i kredive prane BSH

8. Rregjistrimi ne Zyren e Tatim-Taksave

9. Vertetim nga gjykata

10. Vertetim nga Zyra e Permbarimit

11. Vertetim nga Prokuroria e Rrethit

12. Projekti, preventivi, leja e ndertimit dhe cdo document tjeter sipas ligjit per urbanistiken, nese eshte objekt ndertimor ose rikonstruksion i jashtem

13. Oferta per linjat teknologjike ose kontrata per blerjen e paisjeve, makinerive, lendeve te para etj.

14. Kontrata per shitjen e produkteve te gatshme ose mallrave

15. Certifikata (vertetimi) e pronesise origjinale per objektin qe do te vendoset ne hipoteke jo me shume se 1 muaj perpara aplikimit per kredi

16. Raport vleresimit te pasurise se palujtshme nga nje vleresues i licensuar

17. Certifikata e gjendjes familjare

18. Plani i biznesit

 

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions