FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...

Agrokredit sh.a njofton se në datën 07.10.2019, ora 14.00 do të zhvillojë procedurën me objekt: Dhenie ne outsource firmave Debt Collection (DCA), te portofolit NPL me mbi 90 dite vonese te shoqerise Agrokredit sh.a”.

 

Bashkelidhur Ftesa per Negociata per proceduren me objekt: Dhenie ne outsource firmave Debt Collection (DCA), te portofolit NPL me mbi 90 dite vonese te shoqerise Agrokredit sh.a”

Klikoni Dokumentin Ftese Per Negociata

Agrokredit kërkon kandidatë për Oficer Kredie

Agrokredit është institucion financiar i liçensuar nga Banka e Shqipërisë që financon nevojat dhe aktivitetin ekonomik të indivive, familjeve dhe sipërmarrjeve në zonat rurale dhe suburbane.

Agrokredit krediton fermerë, blegtorë, operatorë turistik SME dhe agroturizëm, procesim të produkteve buqësore e blegtorale, blerje mekanike apo linja prodhimi, mjete transporti, objekte ndërtimore etj.

Agrokredit ka një përvojë 20 vjecare në kredidhënie dhe është i shtrirë në gjithë territorin e vendit me 30 degë.

 

Emërtimi i vendit të punës:Oficer Kredie

Kriteret për këtë pozicion

 

·         ketë diplomë universitare të paktën Bachelor.

·         Preferohen degët Ekonomi dhe Agronomi.

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup.

·         Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë person proaktiv.

·         Të ketë aftësi të mira drejtuese.

·         Të jetë i fokusuar në arritjen e objektivave.

·         Të jetë i gatshëm të punojë nën presion, me orare të zgjatura dhe jashtë zyrës.

·         Të marre përgjegjesi mbi vete.

·         Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft.

·         Preferohen persona me përvojë në sistemin bankar dhe financiar.

 

 

Agrokredit mundëson trajnime për kandidatët që përzgjidhen dhe garanton sistem shpërblimi, motivimi e karriere bazuar në drejtësi, performancë, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Nëse jeni të interesuar, jeni t
ë lutur të na dërgoni CV tuaj se bashku me fotografinë në adresën;

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">rekrutime@agrokredit.al

Afati derinëdt.30.09.2019.

Ju lutemi specifikoni qartë qytetin për të cilin po aplikoni.

 

 

Tirane, 03.09.2019 

 

NJOFTIM  

 

FTESË PËR NEGOCIATA 

 

 

 

 

Agrokredit sh.a njofton se në datën 10.09.2019, ora 14.00 do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt: “Fushata e integruar e marketingut per promovimin mediatik të shoqerise Agrokredit sh.a”. 

 

Të gjithë të interesuarit (Organe të masmedias/agjenci të specializuara) janë të ftuar të marrin pjesë në këtë procedurë e prokurimi.  

 

Bashkelidhur Ftesa per Negociata per proceduren e prokurimit me objekt: “Fushata e integruar e marketingut per promovimin mediatik të shoqerise Agrokredit sh.a” 

 

 

Klikoni ketu per dokumentin   FTESE PER NEGOCIATA

 

 

Pozicioni: Analist/e i Sistemeve Financiare

Agrokredit kërkon të punësojë për pozicionin “Analist i Sistemeve Financiare”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit të Njësise së IT.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Identifikimi i kërkesave të klientit/palët e përfshira, kryerja e analizës, dokumentimi i rezultateve dhe e kërkesave me sistemet ERP.

· Konceptimi i zgjidhjes dhe përshtatja me konceptet e sistemeve software, me njohuri të thella analitike në profilin financiar.

· Ndjekja e implementimit të kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe asistimi në implementim.

· Monitorimi i progresit të projektit nëpërmjet gjurmimit të aktivitetit; zgjidhja e problemeve dhe koordinimi i prioriteteve.

· Kryerja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet.

· Përgatitja e Manualeve të Përdorimit për modulet financiare për klientë të veçantë.

· Aplikimi në Kontrollin dhe Menaxhimin duke adresuar nevojat e klientëve në ERP.

· Aplikimin e Kontabilitetit Privat/Publik/Bankar.

· Raportimi tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

· Rekomandime për përmirësime të sistemeve software nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese; dizenjimit të modifikimeve etj.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

· E preferueshme të ketë përfunduar studimet në degët Financë/ Informatike Ekonomike/ Sisteme Informacioni.

· Të ketë njohuri të sistemeve ERP.

· Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

· Të ketë aftësi të mira analitike, prezantuese dhe dokumentim.

· Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.

· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze, në lexim dhe shkrim.

· Të ketë njohuri shumë të mira të standardeve kombëtare të kontabilitetit.

 

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Elbasanit 178/1 , Sauk , Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions