FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...
banner_agriculture2 banner_agriculture

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Jurist i Shoqërisë pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë
                                                Detyrat e përgjithshme

Juristi i shoqërisë është Përfaqësuesi Ligjor  i shoqërise ‘FaF-sha’ në raport me palët e treta dhe është  përgjegjës për  trajtimin e të gjitha çështjeve ligjore dhe nënligjore me te trete.
Është përgjegjës për të  gjitha veprimet dhe detyrat juridike të cilat kryen në funksion të Shoqërisë si dhe eshtë garantuesi i pajtueshmërisë ligjore për operacionet e autorizuara te stafit te FAF-sha.
Ai/Ajo mbikëqyrë  mbarëvajtjen e akteve ligjore dhe nënligjore në funksion të strukturave të shoqërise.
                                          Kualifikime dhe eksperienca te preferuara

• Të jetë diplomuar në bachelor/master në fushën e Drejtësisë.
• Preferohet të ketë eksperiencë mbi 2 (dy) vjet në institucionet financiare bankë/jobankë.
• Të ketë njohuri të legjislacionit  shqiptar mbi:
                  -    Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
- Ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, nr.9901, datë 14.04.2008
- Kodin Civil
- Kodin Penal
- Kodin e Procedures Civile
- Legjislacioni për shërbimin përmbarimor
- Rregulloret e Bankës së Shqipërisë, mbi institucionet financiare jobankë
- Akte të tjera ligjore dhe nënligjore
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë Brenda dates 28.02.2018 dokumentacionin e poshtë cituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë  Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën  dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Letër reference


Fazat e perzgjedhjes do te jene si me poshte:
1. Perzgjedhja e CV
2. Interviste me goje
3. Testim me shkrim.

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen    

 

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions