FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...

Pozicioni: Analist/e i Sistemeve Financiare

Agrokredit kërkon të punësojë për pozicionin “Analist i Sistemeve Financiare”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit të Njësise së IT.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Identifikimi i kërkesave të klientit/palët e përfshira, kryerja e analizës, dokumentimi i rezultateve dhe e kërkesave me sistemet ERP.

· Konceptimi i zgjidhjes dhe përshtatja me konceptet e sistemeve software, me njohuri të thella analitike në profilin financiar.

· Ndjekja e implementimit të kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe asistimi në implementim.

· Monitorimi i progresit të projektit nëpërmjet gjurmimit të aktivitetit; zgjidhja e problemeve dhe koordinimi i prioriteteve.

· Kryerja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet.

· Përgatitja e Manualeve të Përdorimit për modulet financiare për klientë të veçantë.

· Aplikimi në Kontrollin dhe Menaxhimin duke adresuar nevojat e klientëve në ERP.

· Aplikimin e Kontabilitetit Privat/Publik/Bankar.

· Raportimi tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

· Rekomandime për përmirësime të sistemeve software nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese; dizenjimit të modifikimeve etj.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

· E preferueshme të ketë përfunduar studimet në degët Financë/ Informatike Ekonomike/ Sisteme Informacioni.

· Të ketë njohuri të sistemeve ERP.

· Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

· Të ketë aftësi të mira analitike, prezantuese dhe dokumentim.

· Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.

· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze, në lexim dhe shkrim.

· Të ketë njohuri shumë të mira të standardeve kombëtare të kontabilitetit.

 

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në

"Ekzistenca jonë si institucion  nuk do të ishte e mundur pa ofrimin e vazhdueshëm të një vlere të shtuar për klientin."

Roli i FAF sh.a në kreditimin e ekonomisë.

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit (FAF Sh.a) është një Institucion Financiar Jo-bankë, që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ky institucion luan një rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimit të vendit tonë, veçanërisht përmes rolit të saj në ofrimin e produkteve të mikrofinancës, të cilët kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të individëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

FAF sh.a mbështet financiarisht klientë në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, shërbimeve, tregtisë, dhe investime në sektorë të tjerë, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike, si dhe iu siguron klientëve të saj, që nëpërmjet mikrokredive, të rrisin mirëqënien dhe nivelin e tyre të jetesës.
 
Kredia është një produkt financiar, që ndihmon në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Dihet që nivelet e larta të kreditimit janë të korreluara pozitivisht me rritjen ekonomike të vendit. Ky produkt është i një rëndësie të konsiderueshme pasi nëpërmjet saj, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryejnë investime afatgjata, duke garantuar punësimin aktual, duke gjeneruar vende të reja pune, duke blerë më shumë burime të cilat janë më shumë shitje nga furnitorët, dhe respektivisht më shumë punësim dhe blerje të burimeve të tjera nga furnitorët, dhe kështu sipas këtij efekti zinxhir gjenerohet me shumë zhvillim ekonomik.

Sipas studimeve të ndryshme të kryera, evidentohet që kreditë e FAF sh.a kanë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e numrit të të punësuarve, sidomos për punonjësit me kohë të plotë dhe ato sezonalë në sektorë si bujqësia, blegtoria, shërbimet, turizmi, tregtia, etj. Me anë të kredisë së siguruar nga FAF sh.a, klientët mund të bëjnë investime të mëtejshme, të cilat rritin kapacitetin e prodhimit dhe aktivitetin e biznesit që çon në rritjen e vëllimit të punës dhe në këtë mënyrë në rritje të numrit të të punësuarve. Gjithashtu si pasojë e mbështetjes nga FAF sh.a kemi dhe një ndikim në gjenerimin e punësimit të tërthortë për shkak se raportohet rritje e numrin të furnizuesve dhe vëllimit të furnizimit, i cili çon në rritjen e punësimit tek furnizuesit.

Në vendin tonë, instituconet financiare janë inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme për të dhënë kredi; si tek bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe kredi konsumatore, duke inkurajuar kështu klientët për të bërë investime dhe planifikime afatgjata për të ardhmen, dhe duke ndikuar automatikisht në përmirësimin e treguesve ekonomiko-financiar të bizneseve të mbështetur, dhe në aspektin makro duke ndikuar në rritjen ekonomike.

Përveç qasjes së ndikimit të FAF sh.a në ekonomi si çdo institucion financiar, ky institucion ka një të veçantë pasi përbën një formë shumë të mirë për të mbështetur shtresat e shoqërisë me nivelin më të ulët të të ardhurave dhe mirëqenies. Misioni i FAF sh.a është  “Të kontribuojë për rritjen ekonomike të zonave malore dhe përgjithësisht më të varfëra të Shqipërisë, duke i ofruar klientëve të synuar, hyrje në shërbime financiare të qëndrueshme dhe në përputhje me nevojat e tyre investuese, dhe qëllimet e aktivitetit.”

Ky mision nënkupton që përveç objektivave të qendrueshmërisë dhe vetë-mbajtjes financiare, FAF sh.a ka filozofi, mision, objektiva dhe strategji të aspektit social, që kanë të bëjnë me impaktin në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e nivelit të të ardhurave të asaj kategorie të popullsisë e cila është më në nevojë (pjesa e popullsisë poshtë kufirit të varfërisë), të cilët ndodhen në zonat malore dhe rurale të vendit, në qarqet dhe rrethet me nivelin më të ulët të të ardhurave, dhe që operojnë në sektorë të tillë si bujqësia, blektoria, turizmi malor, etj.

FAF sh.a si një Shoqëri Financiare me mision social.

FAF sh.a  mbështetur nga donator të ndryshëm si IFAD, CEB, IDB dhe Qeveria e Shqipërisë, për të realizuar vizionin dhe misionin e saj që ka të bëjë me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, aplikon një qasje të ndryshme në treg, duke vendosur theksin tek objektivat sociale, dhe në të njejtën kohë duke garantuar vetë-mbajtje financiare.

Duke kombinuar parimet e biznesit me objektivat sociale, ky model institucioni kapërcen modelin e sektorit privat dhe publik, duke u prezantuar në treg më shumë si një model social, ku objektiv parësor ka zgjidhjen e një problemi social të target-grupit të synuar.

E gjithë kjo është ndërtuar rreth të njejtin besim themelor; duke aplikuar parimet e biznesit për problemet sociale mund të rritet ndjeshëm efikasiteti, efektiviteti dhe qëndrueshmëria financiare nga njëra anë, dhe mund të ofrohet zgjidhje racionale për problemet e ndryshme të klientëve.

 

 Pozicioni: Analist i Sistemeve Software

Agrokredit kërkon të punësojë “Analist i Sistemeve Software”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit të IT.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

· Përcakton objektivat operacionale nëpërmjet studimit të funksioneve të biznesit; mbledhjes së informacioneve; vlerësimit të kërkesave të prodhimit dhe formateve

· Përmirëson sistemet nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese; dizenjimit të modifikimeve.

· Rekomandon kontrollet nëpërmjet identifikimit të problemeve; shkrimit të procedurave të përmirësimit.

· Përcakton kërkesat e projektit nëpërmjet identifikimit të çështjeve të projektit, fazave, dhe elementeve; nëpërmjet formimit të grupeve të projektit; nëpërmjet përcaktimit të buxhetit të projektit.

· Monitoron progresin e projektit nëpërmjet gjurmimit të aktivitetit; zgjidhja e problemeve; publikimi i raporteve të progresit; veprimeve të rekomanduara.

· Mirëmban protokollet e sistemit nëpërmjet shkrimit dhe përditësimit të procedurave.

· Siguron referencat për përdoruesit nëpërmjet shkrimit dhe mirëmbajtjes së dokumentacionit të përdoruesit; duke përfshire suportin; trajnimin e përdoruesve.

· Ruan konfidencialitetin e përdoruesit dhe mbron operacionet duke e mbajtur informacionin konfidencial.

· Përgatit raportet teknike nëpërmjet mbledhjes, analizimit, dhe përmbledhjes së informacionit dhe të tendencave.

· Mirëmban njohurite profesionale dhe teknike nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare edukative; rishikimit të publikimeve profesionale; krijimit të rrjetit profesional; krahasimit të praktikave me vendet e tjera; pjesëmarrjes në shoqërite profesionale.

· Kontribuon në përpjekjet e grupit duke arritur rezultatet e kërkuara sipas nevojave.

· Ndjekja e implementimit të kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe asistimi në implementim.

· Monitorimi i progresit të projektit nëpërmjet gjurmimit të aktivitetit; zgjidhja e problemeve dhe koordinimi i prioriteteve.

· Kryerja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet.

· Raportimi tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

· Rekomandime për përmirësime të sistemeve software nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese; dizenjimit të modifikimeve etj.

 

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

· Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Informatike Ekonomike apo fusha të tjera të lidhura me të.

· Diplomë Master në Shkenca Kompjuterike dhe Administrim

· 3 ose më shumë vite experiencë në proceset e biznesit dhe analizat e sistemeve me kompani, duke krijuar dhe zhvilluar produktet ose shërbimet software.

· Njohuri të mira të gjithë Ciklit të Zhvillimit Software.

· Njohuri në zhvillimin e sistemeve të informacionit, principet testuese, metodologjitë e projekteve dhe praktikat.

· Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze dhe Shqip, në lexim dhe shkrim.

· Aftësi të avancuara në ndërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve me grupin.

· Aftësi për të shndërruar çështjet komplekse ndaj niveleve të ndryshme të përdoruesve, në mënyrë të kuptueshme, miqësore, pozitive dhe profesionale.

· Aftësi për të identifikuar nevojat, të iniciojë, organizojë, koordinojë dhe menaxhojë projektet.

· Aftësi për realizimin e disa punëve njëkohesisht, krijimi i prioriteteve në rrjedhën e punës dhe komunikimi për menaxhimin e konflikteve.

· Aftësi shumë të mira dhe experience në paketën Microsoft Office (Excel, word, Microsoft Project, PowerPoint, etj.)

· Gatishmëri për të shkuar në vendndodhjen e klientëve në rastet kur kërkohet.

· Kuptueshmëri e produkteve, shërbimeve dhe suportim i proceseve dhe teknologjive të biznesit.

· I gatshëm të punojë përtej orëve standarde nëse nevojitet, për të përmbushur afatet.

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plote duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek adresa: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Fermat familjare zënë rreth 70-80% të tokës bujqësore dhe sigurojnë jetesën dhe ushqimin për shume familje në mbarë botën, duke u kthyer në një faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. 70-80-% e ushqimit botëror prodhohet pikërisht në fermat familjare. Më shumë se 90% e këtyre fermave drejtohen nga individë ose nga familje dhe bazohen kryesisht në punën e përbashkët të anëtarëve të familjeve.
Ku janë të përqendruara fermat familjare në botë?
Sipas FAO Kina kryeson listën. 35% të fermave familjare botërore janë të përqëndruara në Kinë. India renditet e dyta me 24%, në një listë që vijon me Azinë 15%, Sahara, Afrikë me 9%, Evropë dhe Azi Qendrore me 7%, Amerikë Latine dhe Karaibe 4%, Lindje e Mesme dhe Afrikë Veriore 3% e në pjesën tjetër të botës me 3%. Fermat familjare janë vitale për ekonomitë lokale. Ato përfaqësojnë një mundësi shumë të mirë për të zhvilluar ekonomitë lokale, veçanërisht kur ndërthuren me politika specifike që synojnë mbrojtje sociale dhe mirëqenie të komuniteteve.
Shqipëri – 90% e bujqësisë ferma familjare
Në Shqipëri fermat familjare janë rimëkëmbur pas viteve të kolektivizimit të detyruar të kooperativave bujqësore. Sipas Ministrit të Bujqësisë Z. Edmond Panariti, sot në Shqipëri, më shumë se 90 % e bujqësisë është kryesisht e bazuar në fermat familjare që kanë një dimension ekonomik dhe social. Bujqësia familjare në Shqipëri është e orientuar që nga prodhimi familjar i mbijetesës e deri tek orientimi për qëllim tregtimi. Ministri Panariti e cilëson fermën familjare si kontribuese kryesore në sigurimin e ushqimit në vendin tonë. Sipas tij këto ferma janë thelbësore për përdorimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e barabartë të burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Fermat familjare luajnë rol kryesor në zhvillimin e zonave malore në Shqipëri. Ministri Panariti thekson se ruajta e bilancit gjatë krizës është siguruar pikërisht nga fermat familjare. “Bazuar në bujqësinë familjare, zonat rurale kanë qenë më rezistente ndaj krizave, sepse fermat familjare kanë përshtatshmëri më të mire dhe vazhdimësi në rritjen e prodhimit edhe kur ka krize,” thotë ai. Fermat familjare ofrojnë zgjidhje për problemin e papunësisë, të cilën dhe qeveria shqiptare e sheh si një mundësi për të krijuar më shumë vende pune dhe për të shmangur lëvizjen e popullsisë drejt qyteteve. Minstri Panariti lidh fermat familjare me ruajtjen e strukturës shoqërore - duke siguruar vazhdimësinë e historisë, ruajtjen dhe pasurimin e traditës, identitetet lolale si dhe trashëgiminë kulturore. Së fundmi ai shprehet se fermat familjare luajnë rol në stabilitetin politik të vendit tonë kryesisht rural. Qeveria shqiptare për të kapërcyer vështirësitë dhe sfidat që pengojnë zhvillimin e sektorit bujqësor në vend po miraton politika të favorshme bujqësore për të siguruar prodhimin vendas, për të ruajtur tokën bujqësore dhe për të luftuar kundër degradimit të tyre.
Cilat janë problemet kryesore?
Përmirësimi i sistemeve të ujitjes dhe mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet. Inkurajimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të brendshme për të organizuar më mirë menaxhimin e ujit dhe tokën pjellorë të vendit tonë. Ministri Panariti shprehet se suke pasur parasysh kushtet klimaterike shumë të favorshme , burimet ujore dhe frymën familjare në vendin tone, kemi potencial të konsiderueshëm, ndaj qeveria do të punojë për të shfrytëzuar në mënyrë efektive këtë potencial, nëpërmjet bujqësisë familjare . Masat në favor të zhvillimit të fermave familjare në Shqipëri Një masë e rëndësishme është krijimi i një sistemi të pagesave direkte për fermerët, sektorët dhe rajonet që kanë nevoja të veçanta. Ministri Panariti thotë se orientimi drejt bujqësisë së qëndrueshme është një fakti i padiskutueshëm dhe shton se një e treta e modeleve të subvencionit është e lidhur me masat për të ruajtur mjedisin dhe biodiversitetin . Mbështetja për zhvillimin e produkteve vendase cilësore, produkteve bio e organike dhe agroturizmit, është e rëndësishme në zhvillimin e fermave familjare. Masat për diversifikimin , modernizimin , trajnimin dhe transferimin e njohurive janë të një rëndësie të veçantë për fermat familjare. Po ashtu edhe forcimi i organizatave prodhuese për të lehtësuar qasjen në treg, për t’u dhënë fermerëve mjetet që të bëhen lojtarë të mëdhenj, për të siguruar ekuilibrin e tregut dhe të ardhurat për të vazhduar këtë model të bujqësisë. Ministri Panariti shprehet se qeveria duhet të sigurohet që përpjekjet që po kryhen të sjellin risi në sektorin e bujqësisë në tërësi. Ai shton se “që të arrihet sukses ne ambiciet e qeverisë për të transformuar sfidat në mundësi, duhen përpjekje të përbashkëta për forcimin e tregut tonë , bashkëpunim dhe integrim rajonal, si dhe bashkëpunim dhe ekspertizë nga vendet më të zhvilluara.” Fermat familjare janë thelbësore për prodhimin e qëndrueshëm bujqësor. Nga veprimtaria bujqësore në botë qarkullon 70% e ujit në rang global, sigurohet biodiversiteti dhe prodhohen vlera për ekosistemin. Dhe fermat familjare janë një pjesë e rëndësishme dhe me rol kryesor në zgjidhjen e problemit të urisë në Botë.
© Agroweb.org

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Elbasanit 178/1 , Sauk , Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions