FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...
banner_agriculture2 banner_agriculture

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

 ”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: 
Oficer Kredie pranë Degës  së Shoqërisë FAF sh.a., Tirana 2-Sauk
               
  Detyrat e përgjithshme
• Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
• Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e   malore të rrethit
• Të promovojë  produktet e  FAF, sh.a.  tek klientet  potencialë
• Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
• Të analizojë në vend biznesin e klientit
• Të përgatisë inventarin  dhe klasifikimin e huasë

    Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë ose/dhe Shkenca Ekzakte
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
• Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
• Njohja e  gjuhës angleze përbën avantazh
• Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
• Eksperienca e punës drejtperdrejt në institucionet  kredidhënëse   përbën avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 24/07/2017  dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë  Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën  dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Letër reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen    

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions