FAF
Interesat më të mira mikrofinancuese!
FAF
Sllogan ketu jo shume i gjate...
banner_agriculture2 banner_agriculture

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

FAF - Interesat më të mira mikrofinancuese!

                Njoftim për vend të lirë pune
 ”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
 Jurist i/e Njësisë së Ekzekutimit të Titujve Ekzekutivë në Departamentin Ligjor në Zyrat Qëndrore të FAF sh.a Tiranë
                                                            Detyrat e përgjithshme
1. Ai/ajo shqyrton dhe sqaron problematikat lindur gjatë procedurës përmbarimore duke dhënë zgjidhje efikase dhe efektive.
2. Ai/ajo për arritjen e objektivave dhe detyrave krijon dhe përditëson databaza ku përmbahen informacion aktual mbi ecurinë e procedurës përmbarimore të kredive me probleme
3. Ai/ajo analizon dhe përgatit raporte mbi ecurinë e dosjeve përmbarimore duke i raportuar në mënyrë të qartë dhe analitike pranë Përgjegjësit.
4. Ai/ajo si ekspert për çështjet ligjore, jep udhëzime dhe këshilla për dokumentacionin ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet institucionale me shërbimin përmbarimor shtetëror dhe/ose privat.
5. Përpilon të gjitha shkresat e nevojshme për ekzekutimin e titujve ekzekutiv nga përmbarimi.

    Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Juridikut
• Të ketë njohuri të legjislacionit bankar dhe procedurat ligjore ne fuqi.
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 31/07/2017  dokumentacionin e poshtëcituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë  Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën  dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.   

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

 Credits ADV Digital Solutions