Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF Sh.a është Subjekt Financiar Jobankë që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në zonat gjysëm urbane dhe urbane të Shqipërisë, rurale dhe të disfavorshme, të cilat në shumicën e rasteve janë të paarritshme prej bankave.
FAF sh.a. krediton kryesisht ato ndërmarrje private të cilat janë fitimprurëse dhe të qëndrueshme, të cilat me aktivitetin e tyre ndihmojnë dhe kanë impakt pozitiv në zhvillim, krijojnë vende pune dhe tregje të sigurta, duke u perpjekur të reduktojnë varfërinë në këto zona dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës së tyre.
FAF sh.a. trashëgoi aktivitetin e Fondacionit FFZM, në zbatim të Strategjisë “Për shndërrimin e ‘Fondit të Financimit të Zonave Malore – FFZM’, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 904, datë 27.06.2009, duke konsoliduar më tej misionin e FFZM-së. FAF sh.a në përputhje me strategjinë e miratuar, është një shoqëri me pronësi shtetërore e hapur ndaj çdo investitori të mundshëm strategjik, me një kapital në fund të muajit dhjetor 2012 prej 1,193,461,181 Lekë. FAF sh.a. si një shoqëri me mision të orientuar, ka një portofol të mirë aktivesh cilësore dhe të qëndrueshme, duke zhvilluar me sukses kredidhënien në 30 degë me një shtrirje në 85% të gjithë territorit të Shqipërisë. FAF Sh.a. ka një histori financiare efektive për një nivel të pranueshëm rreziku.
• FAF sh.a. është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) më 31.12.2008.
• FAF sh.a. është liçencuar nga Banka e Shqipërisë për të gjitha format e kredidhënies.
• Maj 2009, u miratua marrëveshja e kredisë ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe CEB për një vlerë prej 5 milion Euro. Përfituesi fundor i kesaj marreveshje ishte FAF sha.
FAF së bashku me IDB mbi Projektin e Mikrofinancës Islamike në Shqipëri, janë duke implementuar me sukses produktin Murabaha.

Struktura drejtuese e FAF sh.a konsiston sipas niveleve më poshtë:
                        Aksioneri
                    Këshilli Mbikqyrës
          Administratori (Menaxheri i Përgjithshëm)
Aksioneri i FAF sh.a është autoriteti organizativ më i lartë. Aksionerët janë përgjegjës për politikat dhe strategjitë në përgjithësi të shoqërisë.
Këshilli Mbikqyrës i FAF është përgjegjës për menaxhimin e aseteve dhe operacionet në përgjithësi. Këshilli Mbikqyrës zakonisht mblidhet katër herë në vit, por mund të bejnë më shumë takime në varësi të nevojave.
Administratori, i mbështetur nga stafi menaxherial i shoqërisë, është përgjegjës për menaxhimin e aseteve dhe operacionet e përditshme të FAF-it.

Z. Emin Barçi u emërua Administrator i Shoqërisë më 1 Shkurt 2018, nga Këshilli Mbikëqyrës i FAF sh.a.

Administratorë të mëparshëm të FAF sh.a:

Z. Dashmir Qeli (Gusht 2016 - Janar 2018)

Znj. Eneida Dadaj ( shkurt 2015- gusht 2016)

Znj. Uarda Hoti (shkurt 2014-shkurt 2015)

Z. Bajram Korsita (janar 2009 - shkurt 2014)

 

 

 

 

Kontakt

Adresa: Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, Rruga Dervish Hima 4, Tiranë, Shqipëri
E-Mailinfo@faf.al
Tel/Fax: +355 4 2 223937

© 2018 Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF Sha